Shijak - Një 54-vjeçar banues në Torino ka rënë në prangat e policisë së Shijakut për vjedhje.
I arrestuari tentoi të vidhte dy automjete në Maminas.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se ai ka vjedhur sende me vlerë në automjetin e një personi tjetër, gjithashtu në Maminas.
Sendet e vjedhura u sekuestruan si provë materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak. Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura”, njoftoi sot policia
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale
Komente









