TIRANË- Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit nr.2 pasi tentoi të vidhte një lokal gjatë ditës së djeshme (17 janar) në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Në pranga ka rënë K.M, i cili rezulton i dënuar më parë në Gjermani për të njëjtën vepër penale. Dyshohet se i arrestuari është autor i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa në Tiranë ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.