LIBRAZHD- Një 33-vjeçar ka rënë në pranga në Librazhd pasi ka tentuar të vjedhë një biznes privat. Bëhet fjalë për Klodjan Qoshkun, i cili kishte thyer derën e xhamit të një dyqani që tregtonte celularë dhe kishte tentuar të vjedhë.
Autori rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Ai u arrestua për veprat penale "Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.