ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduan në prangat e policisë italiane pasi u përpoq të vidhte shtëpinë e një polici. Mënjherë pasi polici italian pikasi hijen e hajdutit, lajmëroi kolegët e tij të cilët edhe e arrestuan atë.
Pasi u hodh nga ballkoni i katit të parë dhe tentoi t’i largohej patrullës, shqiptari u kap pak metra larg shtëpisë ku edhe kishte hyrë për të vjedhur.
Pas kontrolleve në makinën e shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, u gjetën disa bizhuteri që dyshohet se janë të vjedhura nga banesa të tjera.
Një ditë pas arrestimit, 31-vjeçari doli para gjykatës, ku edhe u la në “arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve lidhur me veprimtarinë e shqiptarit.