50-vjeçari Artan Andoni është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit këtë të diel pasi ka tentuar të vjedhë 2 makina në këtë qytet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin: A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.