Tentoi të vrasë dy vëllezër në pikën e basteve, dënohet me 24 vite burg i 'forti' i Vlorës

Tentoi të vrasë dy vëllezër në pikën e basteve, dënohet me 24 vite burg i 'forti' i Vlorës

Në foto Blendo Alikaj pak çaste para arrestimit në Tiranë

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vite burg Blendo (Edison) Alikaj, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. I njohur ndryshe si i "forti" i Vlorës, Blendo Aliko ka tentuar të vrasë me armë zjarri në qytetin bregdetar tre persona, mes tyre edhe dy vëllezër, ngjarje kjo e ndodhur në janar të 2017-ës. 

Aliko u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në ambientet e një lokali në zonën e Unazës së re Tiranë, ku edhe fshihej prej një kohe të gjatë. Alikaj akuzohej nga Prokuroria për “vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake në mjedise publike”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 5 janar të këtij viti, në qytetin e Vlorës, për të cilën Alikaj ishte shpallur në kërkim dhe nuk gjendej nga autoritetet. Ai ka tentuar të vrasë dy vëllezër, pronarë të një pike bastesh sportive, pas një konflikti për motive të dobëta. Mirëpo, atentati ka dështuar dhe në atë ngjarje u plagosen tre persona, dy vëllezërit dhe një person i rastësishëm.


 Vendimi i Gjykatës së Vlorës për Blendo Alikaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ludmilla: 15/05/2018 15:49

    Nga frika e vetingut japin denime maximale, ndoshta dhe pa prova fare

    Përgjigju
  • Delinquenti: 14/05/2018 18:04

    Po çar bohet ore ky tentoi me vra dhe dënohet me 24 vjet ATË TË SHKRETE QË E VRANË TEK STADIUMI VJET PO I LIROJNË NJË NGA NJË HAJDE VETING HAJDE RROFTË DEMOKRACIA E LE.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?