Tentoi të vrasë me thikë të riun, arresohet 41-vjeçari nga Elbasani (EMRI)

Tentoi të vrasë me thikë të riun, arresohet 41-vjeçari nga Elbasani (EMRI)

Foto Ilustruese

ELBASAN- Pas një konflikti për motive të dobëta, një person ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen "Beqir Dardha", Elbasan.

Gjatë një konflikti, 41-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, pas njoftimit që i është bërë nga dëshmitarët duke parandaluar kështu edhe pasojat e rënda që mund të ishin shkaktuar.

Njoftimi i plotë:

Tenton të vrasë me armë të ftohtë (thikë), arresohet në flagrancë nga Policia.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.


Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Beqir Dardha" , Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve , ku njëri prej tyre kishte dhe armë të ftohtë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen "Beqir Dardha" , Elbasan.

Arrestimi në flagracë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në lagjen "Aqif Pasha", gjatë një konflikti për motive të dobta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha" Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë). 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" parashikuar nga nenet 76, 22 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë