Tentoi të vriste me gërshërë një 37-vjeçar, arrestoheti i riu në Elbasan (Emrat)

Policia e Elbasanit ka arrestuar 28 vjeçarin Arnold Bezati, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, tentoi të vriste me gërshërë hekuri, 37-vjeçarin Marsel Tabaku.

"Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen "Dyli Haxhire", njofton policia.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë