Të dehur, dy devollinj zihen për lojën me letra! Arrestohet 62-vjeçari, goditi me sëpatë fqinjin

KORÇË - Vasil Begolli mbeti i plagosur pasditen e së mërkurës në fshatin Menkulas të Devollit. Nga dhoma e spitalit, ai deklaroi përpara oficerit të policisë se ka rënë nga shkallët, në tentativë për të fshehur ngjarjen. Por nga hetimet e policisë rezultoi se kemi të bëjmë me tentatië vrasje. 73-vjeçari është qëlluar në kokë, me me pjesen e prapme te sepatës nga fqinji i tij, Vasil Babinasi, 62 vjeç.

Sherri ka nisur në këtë lokal në qendër të Menkulasit, ku dy bashkëfshatarët kanë qenë duke luajtur letra dhe duke pirë raki. Ata janë zënë për një lojë letra, tha pronari i lokalit, duke shtuar që nuk është hera e parë që zihen për shkaqe banale.

“Ishin që në drekë, rreth orës 13:00. Ishin klientë të dy, nuk grindeshin dhe nuk e kuptuam se janë një farë moshe dhe nuk na e mori mendja asnjërit që të kacafyteshin në atë formë. Patën një fërkim të vogël këtu, ndërhymë neve dhe nuk na e mori mendja që mund të vazhdonin kaq gjatë. Atë moment po loznin letra dhe nuk e dija çfarë po debatonin. Njëri nuk rri këtu, rri jashtë shtetit në Greqi, por kthehet shpesh. Unë nuk di që të kenë pasur konflikte e gjëra të tilla prandaj më duket absurd që të arrijnë në këtë pikë. Janë njerëz të mirë, s’kanë qenë problematikë dhe më duket habi e madhe”, tha Begolli.

“E mora vesh sot në mëngjes. Ishin konfliktuar këtu brenda në lokal, e kishin sheshuar gjënë. Kishin shkuar në shtëpi. Për sëpatë nuk di gjë unë. I vogli jeton në Bilisht dhe është me letra të rregullta në Greqi. Ky tjetri jeton me të shoqen në shtëpi, djemtë i ka në emigrim. Probleme nuk e di të kenë patur”, tha banori.

Ndërkohë, 62-vjeçari, Vasil Babinis, i cili qëlloi me sëpatë në kokë bashkëfshatarin e tij ka dëshmuar para efektivë, duke thënë "Isha i dehur, nuk mbaj mend", duke mos treguar detaje nga ngjarja.

Policia bëri të ditur arrestimin e Vasil Babinasit, ndërsa i plagosuri, 73-vjecari  Vasil Begolli pritet të niset drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë, pronari i lokalit: Ishin klientë të dy! S’ma e mori mendja që do të kacafyteshin në atë formë për një lojë me letra

 

Ervis Begolli, pronari i lokalit ku nisi konflikti mes 2 bashkëfshatarëve në Devoll të Korçës thotë se është i habitur nga ngjarja. Begolli shprehet se fërkimi ka nisur që në local ku janë ndarë dhe askush nuk e priste që të shkonte deri te plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë.

“Ishin që në drekë, rreth orës 13:00. Ishin klientë të dy, nuk grindeshin dhe nuk e kuptuam se janë një farë moshe dhe nuk na e mori mendja asnjërit që të kacafyteshin në atë formë. Patën një fërkim të vogël këtu, ndërhymë neve dhe nuk na e mori mendja që mund të vazhdonin kaq gjatë. Atë moment po loznin letra dhe nuk e dija çfarë po debatonin. Njëri nuk rri këtu, rri jashtë shtetit në Greqi, por kthehet shpesh. Unë nuk di që të kenë pasur konflikte e gjëra të tilla prandaj më duket absurd që të arrijnë në këtë pikë. Janë njerëz të mirë, s’kanë qenë problematikë dhe më duket habi e madhe”, tha Begolli.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin