Tentoi të vriste presidentin Reagan
 lirohet pas 35 vitesh nga spitali 

Tentoi të vriste presidentin Reagan<br /> lirohet pas 35 vitesh nga spitali 
John Hinckley, personi që u përpoq të vriste Ronald Reagan, ish-presidentin amerikan do të lirohet muajin e ardhshëm nga spitali psikiatrik pas 35 vitesh qëndrimi nën vëzhgimin e mjekëve.

Gjykatësi Paul L. Friedman vendosi të mërkurën se John Hinckley Jr. është gati për të jetuar sërish në komunitet.

Në vitin 1981 John Hinckley Jr qëlloi jashtë një hoteli në Washington presidentin Reagan, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën.

Për arsye që kishin të bënin me shëndetin e tij mendor, atentatori nuk u shpall fajtor, por u dërgua për trajtim psikiatrik në një spital të kryeqytetit.

Por sot pas 35 vitesh, gjykatësi i çështjes doli në përfundimin se 61 vjeçari mund të qëndrojë në shtëpinë e së ëmës në Virxhinia. Lirimi i tij do të bëhet me 5 gusht. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë