Policia e Elbasanit ka ndaluar autorin e plagosjes me armë zjarri të 22 vjeçarit Xhon Rusta në lagjen “11Nëntori” të qytetit. Gjithashtu është shpallur në kërkim një shtetas tjetër si përkrahës i autorit të krimit.

I ndaluari është shtetasi Juxhino Seferi, 22 vjec, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë’. Në kërkim është shpallur shtetasi Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’.

Disa ditë më parë, në datë 23 prill 2018, Juxhino Seferi dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin Xhon Rusta, dhe më pas është larguar me automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e 23 prillit dyshohet të ketë lidhje me të shkuarën e 22-vjeçarit, i cili në 2014-ën është dënuar për tentativë vrasje.