Tentoi t’i çonte djalit hashash në burg, bie në pranga 59-vjeçari

Tentoi t’i çonte djalit hashash në burg, bie në pranga 59-vjeçari

Foto ilustruese

Një 59-vjeçar ka rënë në pranga pasi tentoi të fuste lëndë narkotike tëq llojit hashash në burg. Ngjarja ndodhi në qytetin e Fierit, ku sipas informacionit zyrtar të policisë, shtetasi M.S., 59-vjeç, është arrestuar pasi tentoi t’i dërgonte djalit një sasi hashashi brenda ambienteve ku vuan dënimin.

Pas kontrolleve 59-vjeçarit iu gjet një sasi prej 13,6 gram lëndë narkotike e llojit hashash.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S. vjeç 59, banues në Fier, sepse në ambientet e IEVP Fier, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 13.60 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ja kishte sjellë djalit të tij që vuan dënimin aty. Nenet 283/1, 324/a dhe 286 të Kodit Penal.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/10/2018 20:40

    Hahahahahaha helbete se mos i çonte ndonjë libër.. Hahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar