Tentoi t'i ikte policisë s'e s'kishte patentë dhe bëri aksident, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Tentoi t'i ikte policisë s'e s'kishte patentë dhe bëri aksident, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit në 24 orët e fundit ka vendosur në pranga dy persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Fillimisht është ndaluar B. Y., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 15.07.2020, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit R. Sh., një telefon dhe një sasi parash.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 29 vjeç, banues në Marikaj, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip "Alfa Romeo", pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit  të Policisë për ndalim dhe më pas është aksidentuar me mjetin tip "Benz", duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë po nga policia e Durrësit është proceduar H. I., 45 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, Ishëm, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, ka vendosur shezlongë në rërë dhe ka ndërtuar një tendë pa lejen e organeve kompetente, duke pushtuar hapësirën publike.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 28 vjeç, administrator i një pularie në Xhafzotaj, pasi në një parcelë toke ka hedhur mbetje të pularisë, duke shkaktuar ndotje të ambientit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë