![1719946565_SPAK.JPG](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1719946565_SPAK.JPG)
SPAK ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm, ku 63 vjeçari, Pal Trashaj, nga Lezha piu lëndë helmuese para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Në reagim shkruhet se ai kërkoi takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Njoftimi i SPAK:
Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.
Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.
Lajmi kryesor:
Tentoi t’i japë fund jetës para SPAK, 63 -vjeçari rëndë në QSUT! Për kredinë 76 mijë lekë të reja i bllokuan shtëpinë, tokën, makinën e pagën! Prokuroria e Posaçme: Kërkoi takim me një hetues (VIDEO)
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Alibia Veliaj; O jemi në dy kopje, o s’jemi!
17 Shkurt, 15:27
-
'Kallëzimi anonim nuk konsiderohet nëse s’ka prova', ish-prokurori Eugen Beci flet për arrestimin e Veliajt: Hetimet duhet të nisen në bazë të indicieve
17 Shkurt, 14:41
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë
17 Shkurt, 13:14
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi në linjë me Berishën: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazhi e linçimi ndaj opozitës
17 Shkurt, 12:10
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
'Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar', çudit ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD
17 Shkurt, 07:07
-
Zbardhen disa nga argumentet e avokatëve të Erion Veliajt për Apelin: Financimet për OJF-në e Ajola Xoxes nuk janë firmosur nga kryebashkiaku! Ja procedurat e ndjekura
16 Shkurt, 18:38