Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Gramshit teksa tentonte t'i vidhte çantën një bashkëfshatareje nën kërcënimin e armës së ftohtë.
Bëhet fjalë për shtetasin V. P, i cili teksa udhëtonte me autobusin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.
Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka mundur t'i vendosë menjëherë prangat 56-vjeçarit që banon në Lenie të Gramshit. Tani ai do të përballet në gjykatë me akuzën e 'vjedhje me dhunë' e mbetur në tentativë dhe 'mbajtje pa leje e armëve të ftohta'.