Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Vlorë. Është arrestuar një 57 vjeçar pasi ka tentuar që t’i vërë flakën banesës së vëllait të tij.
Pas njoftimit se në lagjen “4 Heronjt”, në ambientet e banesës së K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte ti digjte banesën, policia menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. E gjitha dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti mes 2 vëllezërve.
Policia bëri të mundur arrestimin në arrestimin e M. B., 57 vjeç dhe më pas materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.