Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar banues në Vlorë. Personi në fjalë R.A është kapur në flagrancë teksa tentonte të vidhte një farmaci në bashkëpunim me 3 persona të tjerë.
Policia pas kontrolleve i ka gjetur 37-vjeçarit dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka, pajisje këto që ai i përdorte në vjedhje.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e tre bashkëpunëtorëve të tjerë të 37-vjeçarit.
Komento