Një 26-vjeçar lindur në Pukë dhe banues në Shkodër është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike.
I riu, G.M u arrestua në flagrancë nga policia dhe në posedim i janë gjetur një sasi prej 170 kubikësh me fidanë kanabis sativa.
Lëndën narkotike, 26-vjeçari po përgatitej ta kultivonte në fshatin Mogurush të Pukës. Ndërkohë pas arrestimit 26-vjeçari do të paraqitet në Prokurorinë e Pukës për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Komento