I sëmuri mendor plagos 53-vjeçarin, dy policët aksidentohen me një makinë rrugës për në vendngjarje

I sëmuri mendor plagos 53-vjeçarin, dy policët aksidentohen me një makinë rrugës për në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orën 19:00, në lagjen Nr. 9 të qytetit të Durrësit, ku një person rreth 50 vjeç i sëmurë me probleme mendore dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por në momentin kur policia po nisej drejt vendit të ngjarjes pas marrjes së njoftimit, janë përfshirë në aksident. Dy policët po udhëtonin më motorr deh gjatë rrugës janë përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç. 

Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.Ndërkohë u kap dhe  shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!