Një 54-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme ndërsa tentoi të vjedhë Kishën e “Shën Mërisë” në qytetin e Korçës. Ymer Bekolli nëpërmjet 1 leve hekuri , si edhe 1 kaçavide kishte tentuar të hapte dyert e kishës. 

Mbi autorin Bekolli, me vendbanim ne fshatin Ravonik rendojnë veprat penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.