Tenton të fusë celularë në burgun e Shënkollit, vëllait të saj, arrestohet në flagrancë 37-vjeçarja. 

Brunila Kaçubela, banuese në Shkodër, u kap teksa po i dërgonte të vëllait në qelinë e burgut, tre telefona dhe 2 karta SIM. 

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “ Dhënie ndihme një të burgosuri për largim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
Shqiptarja.com