Paraditen e sotme para fillimit të seancës plenare një person ka tentuar të çajë rrethimin e Gardës me forcë duke kundërshtuar efektivët me qëllim për t’u futur në ambientet e Kuvendit, ndërsa është arrestuar.
 
I arrestuari është 28-vjeçari nga Librazhdi Fatmir Leka, ndërsa mësohet se ka deklaruar se ka pasur qëllim që të takonte kryeministrin Rama, ish- kryeministrin Berisha dhe kreun e PD, Basha për disa probleme personale.
 
Por pas verifikimeve në komisariat, i riu nga Librazhdi është lënë i lirë, pasi rezulton me probleme mendore. 



Redaksia Shqiptarja.com