Plaku 67-vjeçar, banues në fshatin Rrypë të komunës Rrapë në Pukë, jo vetëm nuk ka arritur të shuajë zjarrin që po digjte pyllin por fatkeqësisht ka mbetur vetë viktimë e tij, bëjnë të ditur burime policore.
Plagët e marra nga flakët e zjarrit kanë qenë tepër të rënda. Kur kanë mbërritur në ndihmë zjarrëfikësit dhe banorët e tjerë të fshatit, Maluku ishte në çastet e fundit të jetës dhe nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta shpëtuar.
Qamil Maluku ishte baba i nëntë fëmijëve.
(im/shqiptarja.com)
