Tenton të trafikojë drogë drejt 
Italisë, kapet 41-vjeçari

Tenton të trafikojë drogë drejt <br />Italisë, kapet 41-vjeçari
Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike kanabis sativa drejt Italisë.

Arben Dorazi, banues në Bilaj, Fushë-Krujë u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban.
 
Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
 
Lidhur me këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi I lëndëve narkotike" e mbetur në tentative.

[gallery]22263[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar