TIRANE- Një 39 vjeçare në gjëndje depresive ka tentuar të vetëhidhet nga kati i pestë i një pallati pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, në Tiranë, por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që të shmanget tragjedia. Rreth orë 12: 00 të mesditës së sotme policia, ka shkuar pranë ngjarjes dhe ka tentuar të negociojë me gruan. E gjithë skena është parë nga të gjithë banorët.
Nga të dhënat e para mësohet se 39 vjeçarja Dëshira Qoku, e divorcuar dhe nënë e dy vazjave pretendonte se nuk i ishte dhënë drejtësi, sa I përket pronësisë, në procesin gjyqësor me bashkëshortin e saj.
Dëshira Qoku qëndroi për gati 30 minuta në bordurën e tarracës së katit të pestë, në tentativë për tu hedhur. Pas bindjes nga ana e forcave blu, e reja është larguar nga bordure dhe është shoqëruar për në Spitalin Nënë Tereza për të marrë mjekimin e duhur.
Policia do të marrë në pyetje ish bashkëshortin e saj dhe dy vajzat për të zbardhur në detaje këtë ngjarje
/Shqiptarja.com