Sipas policisë në afganët kanë qenë duke udhëtuar me automjetet e trafikantëve, kur janë kapur nga efektivët blu në afërsi të tunelit të Kalimashit, pas operacionit të koduar ‘Kalimashi”.
Policia e Kukësit bën me dije se, në pranga kanë rënë: Egzon Tusha, 22 vjeç, Liridon Duraku, 20 vjeç, Hamid Rahmani, shtetas afgan, 44 vjeç,Ndriçim Duraku, 26 vjeç, Shkëlzen Duraku, 39 vjeç dhe Admir Ademaj, 28 vjeç.
Ja njoftimi i policisë së Kukësit
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për veprat penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Organizata Kriminale”.
Më datë 01.07.2016 nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve & Trafiqet në D.V.P, Kukës në bashkëpunim me Sektorin per Narkotiket dhe Trafiqet ne DPSH si dhe forcat Operacionale të DPSH, u finalizua me sukses operacionin Policor "Kalimashi", në kuadër të procedimit penal Nr.78, të rregjistruar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Si rezultat i punës profesionale hetimore u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të shtetasve që vijnë nga Lindja e Mesme që hyjnë në Shqipëri ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe nga Shqipëria në drejtim të Kosovës duke i kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Kosovën me destinacion BE.
Në këtë kuadër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1-Egzon Tusha, 22 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
2-Liridon Duraku, 20 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
3-Hamid Rahmani, shtetas afgan, 44 vjeç, banues ne Afganistan.
4-Ndriçim Duraku, 26 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
5-Shkëlzen Duraku, 39 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
6-Admir Ademaj, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vendin e quajtur “Rruga e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim lëvizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetri, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 18 shtetas të dyshuar afganë, me automjetin mikrobuz tip “Volsëagen”, me targë AA 658 NC, të cilët nepërmjet kufirit të gjelbër do t'i kalonin në Kosovë, me destinacion BE.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprat penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Organizata Kriminale”, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 333 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)