Katër civilë u vranë ndërsa përpiqeshin të arratiseshin me varkë nga rajoni i pushtuar Kherson, sipas autoriteteve rajonale ukrainase.

Anija po lundronte nga fshati Pervomaivka kur u sulmua rreth 70 metra nga bregu.

Sipas zyrtarit, një anëtar i qeverisë së qytetit Kryvyi Rih, në bordin e varkës ndodheshin 14 persona.

Dy burra dhe një grua u vranë menjëherë, ndërsa një fëmijë 13-vjeçar vdiq më vonë. Shtatë persona janë pranuar në spital dhe dy janë të zhdukur, tha zyrtari. Nuk është e qartë nëse personi i 14-të në varkë është plagosur, i humbur apo i padëmtuar.

Kherson, një qytet port jugor pranë Krimesë, u pushtua nga Rusia në ditën e tetë të pushtimit.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk