BERAT- Dy të rinj u arrestuan pasi tentuan që të fusin drogë në burgun e Beratit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në rrobat që dy të rinjtë po i dërgonin një të arrestuari gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0,45 gr.
Policia arrestoi 24 vjeçarin me iniciale M. D., banues në Kuçovë, i cili ishte dënuar më parë për vjedhje, si dhe 19 vjeçarin me iniciale A. M., banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.