Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot dy vëllezër, të dyshuar për një grabitje të mbetur në tentativë.
Marjan e Albert Gjonpalaj, përkatësisht 20 dhe 21 vjeç, në datën 7 prill të këtij viti, kanë tentuar të grabisin një person në zonën e Kombinatit.
Në rrugën dytësore “Llazi Miho” pranë një banke të nivelit të dytë, Marjan dhe Albert Gjonpalaj kanë tentuar t'i vjedhin shtetasit E. A., një shumë monetare.
Falë punës së Specialistëve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve të kësaj vepre penale.
Vëllezërit u shpallën në kërkim menjëherë pas ngjarjes, ndërsa për më shumë se 3-javë kanë mundur t'i fshihen Policisë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com