Tentuan të kalojnë kufirin me letra false, vihet në hetim çifti indian në Rinas, kapet dhe një 59 vjeçar shqiptar, kishte mbushur çantën me varëse dhe unaza floriri

Tentuan të kalojnë kufirin me letra false, vihet në hetim çifti indian në Rinas, kapet dhe një 59 vjeçar shqiptar, kishte mbushur çantën me varëse dhe unaza floriri

Sendet e floririt të sekuestruara nga Policia Kufitare e Rinasit

Policia kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një çift indian pasi tentuan të largoheshin nga vendi ynë drejt shtetit Francez me letra të falsifikuara.

Çifti të identifikuar me inicialet M.P. 23 vjeç dhe  P.P. 22 vjeçe ka paraqitur në doganë një leje qëndrimi franceze ku pas kontrollit ka rezultuar e falsifikuar.

Përveç çiftit është proceduar penalisht dhe një 59 vjeçar shqiptar me inicialet H.P. 59 vjeç, banues në Tiranë pasi iu gjenden në çantë bizhuteri të ndryshme, varëse floriri dhe sende të tjera të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Rinas / Policia Kufitare krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë, ka intensifikuar masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i masave të shtuara u goditën 2 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, si dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave apo sendeve me vlerë, në kufi.Sekuestrohen sende me vlerë të padeklaruara dhe dokumente të falsifikuara.Procedohen penalisht 3 poseduesit e tyre.

Policia Kufitare e Rinasit krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e lehtësirave ligjore për ta, me qëllim eleminimin e vonesave gjatë përpunimit të dokumentacionit, ka intensifikuar kontrollet në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në dalje, 2 shtetas indianë,  M. P., 23 vjeç dhe  P. P., 22 vjeçe (bashkëshortë), të cilët kishin për qëllim udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Francës, kanë paraqitur, krahas pasaportave të tyre, edhe leje qëndrimi franceze. Pas verifikimit të këtyre dokumenteve ka rezultuar se lejet e  qendrimit të paraqitura, ishin të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht shtetasi H. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”. 

Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm të bagazheve, si dhe për kontroll fizik, 59-vjeçarin.Gjatë kontrollit të bagazheve, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bizhuteri (unaza, varëse dhe sende të tjera) të padeklaruara në degën e Doganës Rinas.Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me autoritetet doganore të Rinasit, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie", thuhet në njoftimin e policisë".

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja