Tentuan të kalojnë kufirin me viza gjermane e belge të falsifikuara, arrestohen në Rinas tre shqiptarët nga Kosova (EMRAT)
Vizat e falsifikuara nga shqiptarët e Kosovës
Tre persona janë arrestuar nga Policia në Rinas pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara. Mësohet se në pranga kanë përfunduar Behxhet Hoti, 49 vjeç, Laurent Boshnjaku, 21 vjeç dhe Veton Gjergji, 36 vjeç, të tre banues në Kosovë.
Sipas Policisë, të tre këta persona pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara kanë tentuar të kalojnë transit kufirin në Rinas, për të luarguar në mënyrë të jashtligjshme nga vendi ynë drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transit”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Vihen në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas po tentonin të kalonin në PKK Rinas, me dokumente të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Transit", në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;
- L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;
- V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9660
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
Te pakten jeni ne shqiperi nuk jeni diku tjeter. Heren tjeter provojeni nga Serbia budallenj kalonit me kollaj...
PërgjigjuEshte ne sistem viza dhe del qe eshte fallco gjithandej.