Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Portin e Durrësit

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Portin e Durrësit

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Në pranga kanë rënë Sh. H., 37 vjeç, F. H., 23 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe M. S., 39 vjeç, banues në Turqi.  

Pas dyshimeve se kishin qëllim të dilnin jashtë Shqipërisë me dokumente të rreme, ndaj tre të arrestuarve u kryen kontrolle më të detajuara të cilat provuan se dyshimet ishin të vërteta.

Ndaj tyre rëndon akuzat për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës