Një i mitur, 16-vjeç me iniciale A.Sh dhe një 23-vjeçar me iniciale S.C., kanë rënë në pranga në Durrës pasi tentuan të përdhunojnë një vajzë 23-vjeçare. Mësohet se 23-veçari ka qenë dhe më parë i arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare.