Tentuan të trafikonin jashtë vendit rreth 36 kg kanabis, vihet në pranga çifti i armatosur në Sarandë

Një çift bashkëshortësh, përkatësisht Lutfi Demçe, 38-vjeç dhe Shano Faslliu, 31-vjeçe janë prangosur nga policia e Sarandës për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se ka sekuestruar 35.6 kg kanabis si dhe armë zjarri automatik dhe një sasi tjetër municioni luftarak.

Sipas policisë këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.

Policia bëri të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Shano Faslliu, e cila në bashkëpunim me shtetasin Lutfi Demçen, po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.  

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ishin duke festuar në një lokal të Rruga Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre

Ishin duke festuar në një lokal të Rruga Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre