Tentuan të vidhnin energji elektrike, aksione në të gjithë vendin, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim! Vihen nën hetim 6 të tjerë

Foto ilustruese

Kontrollet për vjedhjen e energjisë elektrike kanë çuar në pranga 2 persona, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim dhe 6 qytetarë janë vënë nën hetim.

Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin, ndërsa bën me dije se këta persona kishin ndërhyrë në në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dy personat janë arrestuar në Tiranë, të cilët janë identifikuar si E. P. dhe K.D. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.  

Mësohet se 6 personat që janë vënë nën hetim u konstatuan në shkelje përkatësisht në këto zona, Shkodër, Lezhë, Klos dhe Gramz.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni se do të krijojë situata në PD me mbledhjen e dy Kuvendeve?



×

Lajmi i fundit

John

Vëllai i tij binjak po vuan në shtëpinë e Big Brother, vjen reagimi i parë i Romeo Veshajt...mesazh edhe për Borën?