VIDEO/ Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen në flagrancë dy persona në Kavajë! Nën hetim edhe një minoren

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia Kavajë, pasi tentuan të vidhnin një automjet në Golem.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Golem, disa shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, Policia e Kavajës, ka organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V.,  minoren, banues në Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb