Franc Alimi, 28-vjeçari që shpërtheu tritolin me dëme të mëdha në lokalin e biznesmenit Arben Koçollari, jo vetëm vendoste lëndë eksplozive për llogari të bandave kriminale, por bashkëpunonte edhe me një grup të strukturuar të vjedhjes së banesave në Tiranë. Policia ka zbuluar se Alimi është pjesë e një bande në përbërje të së cilës është edhe një efektiv i Gardës së Republikës dhe një punonjës i një banke të nivelit të dytë.

Në një operacion të koduar Mozaiku, teksa Franc Alimi këtë të hënë u la në masë arresti me burg nga Gjykata e Tiranës, arrestoi edhe 6 anëtarë të tjerë, ndërsa njëi7 u shpall në kërkim. Ngjarja e fundit që çoi efektivët e komisariati numër 2 në gjurmët e grupit të grabitësve, ishte vjedhja me armë e një banese në pronësi të biznesmenit Endri Mosko në rrugën “Frederik Shiroka”, por që mbeti në tentativë pasi pronarët e shtëpisë diktuan hajdutët.

Aleks Kala, gardisti i arrestuar, mësohet se është pezulluar ndërsa punonjësi i bankës rezulton të jetë Andi Kraja. Roli i punonjësit të bankës është ende i paqartë për autoritetet, por dyshohet se Aleks Kala mblidhte informacionet se kush disponon llogari në sistemet bankare, që rrjedhimisht e çonte grupin drejt shtëpive të personave të pasur. Policia ka mundur të sekuestrojë një armë zjarri pistoletë pa leje, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë. 

TË ARRESTUARIT
Aleks Kala, 31 vjeç gardist i pezulluar nga detyra
AndiKraja, 28 vjeç, punonjës në një bankë të nivelit të dytë
Spartak Qoku, 30 vjeç i dënuar për vjedhje në bashkëpunim
PetroSava, 23 vjeç
EmelHajdaraj, 25 vjeç
Klaudio Metaj,33 vjeç
FrancAlimi, 28 vjeç, në paraburgim për tritolin tek “PetroNini” 
A.Sh, 29 vjeç, i shpallur në kërkim

Nga hetimet është zbuluar deri më tani se dy anëtarë të grupit, kanë bashkëpunuar edhe më një person të arrestuar më parë, për të finalizuar një vjedhje në prill 2020. Tashmë të gjithë provat materiale i kanë kaluar Prokurorisë pasi dyshohet se këta persona të jenë pjesë edhe të shumë grabitjeve të tjera.

1592225281_grupitirane.jpg