Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si persona që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrulles dhe Ervis Matodashaj në Vlorë. Për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje SPAK kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj.
Ky i fundit ka përfituar zbritje te dënimit për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë e ndërsa për Koroveshin dhe Luzin gjykimi u zhvillu me procedure të shkurtuar ç’ka do të thotë që nga dënimi prej 11 vitesh i ulet 1 e 3 e dënimit.
Hetimi i strukturës së posaçme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të janë përplasjet për lojërat e fatit.
Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.
Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes
Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.
Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit Leonard Luzi.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK i sekuestron 'Çopjave' të Elbasanit 10 mln dollarë kriptovaluta dhe dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Operacioni ICARO, SPAK jep detajet zyrtare: 40 persona nën hetim, telefonat e enkriptuar zbuluan organizatën e narkotrafikut
21 Janar, 16:51
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin
21 Janar, 16:24
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar
21 Janar, 15:06
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
Kalbini keta te pabeset...
PërgjigjuBravo Spak, edhe denimin ta kryejne ne Maldive. Grup kriminal, vrases me pagese, financuesi i pazbuluar dhe keto denime qesharake. Keshtu e stimuloni krimin jo e luftoni. Me te dale jashte Zejno dhe Koroveshi jane kandidate te preferuar per ne babice. Suksese
PërgjigjuSa shum qenke merzit doje per Zejno n 20 vite dhe sju doli plani? ????