Tre persona janë vënë në pranga nga policia, pasi janë kapur duke tentuar të vidhnin banesën e një gjyqtari në Gjirokastër.
Mësohet se 3 të arrestuarit janë Laurenc Driza, Ilirjan Skënderi, Arbër Kordeci të cilën janë arrestuar orët e vona të mbrëmjes së të premtes. Mësohet se grabitësit janë nga Lushnja, Kavaja dhe Tirana dhe orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të grabisin banesën e gjyqtarit të Gjykates se Apelit ne Gjirokastër Tomorr Skreli. Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se autorëve u janë gjetur leva dhe kaçavida,gjatë kontrolleve në banesat e tyre të cilat janë sekuestruar nga policia.