Teodor Laço: Konflikti për
skenarin e Pëllumb Kullës
Teodor Laço kryetar i Bordit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, sqaron për Shqiptarja.com të vërtetën për projektet filmike të Ilir harxhit, të cilan çuan në konfliktin mes tij dhe drejtorit të QKK, Artan Minarolli.
Teodor Laço kryetar i Bordit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, sqaron për Shqiptarja.com të vërtetën për projektet filmike të Ilir harxhit, të cilan çuan në konfliktin mes tij dhe drejtorit të QKK, Artan Minarolli.
Si është e vërteta e këtij konflikti z.Laço? Pse nuk është pranuar projekti filmik i Ilir Harxhit? Ilir Harxhi ka patur një skenar në diskutim vitin e kaluar në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër. Ishte skenari i Pëllumb Kullës. Por ai ishte shumë i gjatë si skenar, për një film të shkurtër, dhe nuk u klasifikua. Në të vërtetë i dilte një film me metrazh të mesëm diku te 50 minuta. Në këtë kalsifikim atë vit ne nuk përzgjodhëm asnjë skenar.
Por këtë vit, i njëjti skenar, të cilin ai thotë se e ka shkurtuar, nuk u paraqit në garë. Nuk e di arsyen për këtë. Të vërtetën e di drejtori i QKK-së. Ai na tha se kemi vendosur në rreguolore, që nëse nuk është regjisor me shkollë nuk e pranojmë.
Kështu që ai kishte sjellë një tjetër propozim, ku këtë herë ai ishte thjeshtë producent, ndërsa regjisor ishte një student i Akademisë së Arteve. Sërish projekti i tij nuk u kualifikua. Mori pikë mesatare dhe nuk arriti të futej në treshen e parë.
Ka ndikur edhe mos zgjedhja e projektit të dytë në këtë konflikt apo jo? Ai në fakt donte të dinte se pse nuk u pranua skenari i Pëllumb Kullës, ku ishte vetë regjisor. Unë di se konflikti ka lindur për këtë projekt. Ne si bord nuk e dinim se skenari i tij i shkurtuar ishte paraqitur sërish këtë vit. Unë vetë e mora vesh më vonë, kur më tha se e kam paraqitur sërish projektin por s'e ka pranuar kryetari i Qendrës me pretendimin se nuk jam regjisor, i diplomuar.
(dhh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!
27 Dhjetor, 20:03
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor, 19:50
-
Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nënujor që lidh Francën me Anglinë
27 Dhjetor, 19:48
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor, 19:39
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor, 19:10
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor, 18:41
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin! Jetoj ende me vjehrrën
27 Dhjetor, 18:33