Luiz Ejlli shikohet nga publiku i gjerë si fitues i BIg brother VIP Albania por për Dea Mishel mbetet po i njejti lojtar i dobët, sic ajo e ka quajtur gjithmonë.
Banorët brenda shtëpisë duket se kanë kuptuar sinjalet që tregojnë se Luizi gëzon një mbështetje të madhe jashtë, nisur nga eliminimet e forta që ka kaluar, shpallja shpesh herë i preferuar i publikut dhe nga bindja që shpreh Ejlli se do jetë fitues.Vetëm Dea Mishel nuk e beson këtë dhe vazhdon t’i mëshojë idesë së saj që Luizi është lojtar i dobët.
Duke u rikthyer tek nominimi midis Kristit, Armaldos dhe Luizit, në një bisedë me banorët në darkën pas “Prime-t” Dea u shpreh e bindur se ne rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.
“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.
Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.
Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.
Ik o Dea se na e shpife me ato turinj si lavi..re
Përgjigju