Policia e Tepelenës asgjëson 1720 bimë narkotike kanabis sativa dhe arreston 2 persona të dyshuar si kultivues të saj.

Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht,Tepelenë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1720 bimë e dyshuar Kanabis Sativa.

Policia arrestoi në flagrancë Ylleson Shulin, 64 vjeç, banues në Korçë dhe Aldo Halilin, 20 vjeç, banues në  Durrës si dhe shpalli në kërkim A.H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, i kryer në bashkëpunim"


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com