TEPELENE - Policia e Tepelenës ka vijuar aksionet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë. Në kuadër të operacionit të koduar “Drimua”, në Komunën Kurvelesh në kanionet e fshatit Progonat, mbi 100 forca policie në bashkëpunim me FNSH dhe policinë e Gjirokastrës kanë asgjësuar 4000 fidanë kanabis të kultivuara në gota plastike në një serë.

Sipas policisë toka ishte hapur rishtas dhe ishte gati për tu mbjellur me fidanët e kanabisit. Ndërkohë aksioni i policisë vijon pasi mësohet se ka informacione për bimë të tjera të mbjella në zonat përreth.

Në të njëjtën kohë policia po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)