TEPELENE- Në takimin elektoral të zhvilluar me banorët e Tepelenës kreu i qeverisë ka theksuar rëndësinë e votës për të mundësuar integrimin europian të vendit dhe rritje të punësimit. Duke i ftuar tepelenasit të votojnë Partinë Demokratike, Berisha tha se alternativa tjetër nuk ofron mundësi të favorshme për qytetarët. Kreu i PD-së e etiketoi Ramën gënjeshtar dhe mashtrues, pasi sipas tij ai mohon investimet e bëra gjatë këtyre 8 viteve.
“Alternativa tjetër është sharja akuza mashtrime dhe mohime, asgjë e mirë thotë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Cili tepelanas thotë se nuk është e mirë autostrada Tepelenë- Gjirokastër, Tepelene-Levan, apo rrugë në anembanë vendit. Cili thotë se nuk është i mirë marrja e statusit, heqja e vizave apo lehtësirat për fermerët”, tha Berisha.
Kreu i PD-së tha se alternativa e PS për heqjen e TVSH-së do të dobësojë ekonominë e qytetarëve dhe të vendit.
“Përveç sharjeve, nga shoku i autobusit mavi dëgjoni dhe qyfyre, nga një anë thotë se do heqë TVSH-në për qumështin, vezën, grurin, vajin dhe bukën, kjo do thotë që qumështi juaj të mos blihet me se natyrisht se ata që prodhojnë qumësht duke subvencionuar 1 euro delen dhe 3 euro lopën do thotë të mos prodhojnë më. Piktori mavi i dështuar i premton shqiptarëve se 40 mijë vende pune, do t’i krijojë nga ndihma ekonomike. Vetëm një fantazi qesharake mund të krijojë diçka të tillë. Shpërndan gënjeshtra nga autobusi mavi me të cilat shpreson dhe pretendon se do mashtrojë shqiptarët”, theksoi kreu i qeverisë.
Berisha theksoi se PD uli papunësinë dhe zhvilloi infrastrukturën rrugore duke punësuar 57 mijë shqiptarë.
“Me heqjen e taksave për makineritë dhe materialet e ndërtimit për bizneset dhe me koncesionet do të thithim të paktën 6 miliardë dollarë investime dhe do të punësojmë mijëra qytetarë. Këto vite ne ndërtuam një rrjet të tërë ujësjellësash, kemi ndërtuar shkolla dhe qendra shëndetësore. Bashkohuni me ne për të ndërtuar më shumë shkolla e qendra shëndetësore në mbarë vendin tuaj”, tha Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com