Tepelenë e Përmet, asgjësohen 2493
rrënjë kanabis, prangosen  2 persona

Janë gjetur e më pas asgjësuar nëPërmet e Tepelenë 2493 rrënjë bimësh narkotike kanabis sativa, ndëkrhë që policia ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në këkrim një tjetër.

Siç bën të ditur policia, në Tepelenë janë asgjesuar  313 bimë narkotike, ku është arrestuar në flagrancë djali dhe është shpallur në kërkim babai e tij.

Ndërkohë në Këlcyrë, janë asgjesuar  2180 bimë narkotike, ku është arrestuar në flagrancë autori i kultivimit.

Në pranga kanë rënë: A. Elmazi, 18 vjeç si dhe u shpall në kërkim babai i tij, R.E.

Gjithashtu nga efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet janë zbuluar dhe asgjësuar 2180 bimë narkotike , në vendin e quajtur  "Përroi i Alipostivanit", në fshatin Alipostivan ,Përmet. Bimët ishin të kultivuara në dy parcela të hapura rishtaz në pyll.

Nga efektivët e policisë është arrestuar në flagrancë Sokrat Bedaj, 34-vjeç.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......