TEPELENE - Një 26 vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm pasi është përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Athinë. Bledar Ajdini, 26 vjeç është përplasur tek ish-agjensia e Tepelenës nga autobusi që po vinte nga Tirana dhe kishte si destinacion Athinën.
 
Mësohet se nga tronditja, i riu është dëmtuar në të dyja këmbët dhe në pjesë të trupit, ndërsa është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)