Tepelenë, banorët:Të rivlerësohet
toka ku do ndërtohet hindrocentrali

Tepelenë, banorët:Të rivlerësohet<br />toka ku do ndërtohet hindrocentrali
TEPELENE- Banorët e komunës Qesarat në Tepelenë kërkojnë rivlerësim e kompensimit të tokave që do përmbyten me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit. Banorët e fshatrave Anë Vjosë, Qesarat dhe Iliras kanë protestuar për vlerën e përcaktuar nga qeveria për kompesimin e banesave dhe pronave të tyre.
 
Sipas tyre vlera e kompensimit është qesharake dhe është shumë herë më i ulët në krahasim me çmimin e tregut.
 
Në mbështetje të banorëve, edhe kreu i komunës së Qesaratit thotë se shqetësimin e tyre e ka përcjellë në organtet kopetente, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
 
E gjithë ultësira e lumit Vjosë do të gjendet nën ujë në përfundim të veprës energjitike, e cila nisi punimet 10 vjet më parë, ku dhe u premtua se do të përfundonte në fund të katër viteve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq