Tepelenë, dhunohen dy vëllezër të
moshuar, policia arreston 3 të rinj

Tepelenë, dhunohen dy vëllezër të<br />moshuar, policia arreston 3 të rinj
TEPELENË - Autorët e dhunës dhe grabitjes së dy vëllezërve të moshuar në tepelenë kanë rënë në prangat e policisë pasditen e sotme. Sipas policisë së Tepelenës, janë arrestuar autorët e ngjarjes, vëllezërit M dhe E. Shehu, përkatësisht 24 dhe 17 vjeç, dhe Sh Telhaj 18 vjeç.
 
Dy vëllezër të moshuar janë lidhur e rrahur në banesën e tyre, në fshatin Arrë e Madhe të komunës Luftinjë në Tepelenë, ndërkohë që policia ka shkuar në fshat disa orë vonesë.
 
Ngjarja ndodhi rreth orës 23 të natës së mbrëmshme, kur tre persona me maska e armë u futën në banesën e Sali dhe Hydajet Haxhës, 82 dhe 80 vjeç, në fshatin Arrë e Madhe të komunës Luftinjë në Tepelenë, me qëllim grabitjen, duke lidhur e keqtrajtuar të moshuarit. Ndërkohë që policia ka shkuar në fshat disa orë vonesë.
 
Ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi edhe ambulanca ka mbërritur disa orë me vonesë në vendngjarje, rrëfejnë për “A1 report” se çfarë ka ndodhur natën e mbrëmshme.
 
Banorë të fshatit tregojnë se pas kësaj ngjarje ndihen të frikësuar dhe të pasigurt.
 
Tre grabitësit, tashmë të arrestuar nga policia grabitën me dhunë një shumë prej 100 mijë lekësh të reja.
 
Dy vëllezërit Hoxha jetonin bashkë në shtëpinë e tyre në një varfërti të tejskajshme dhe nuk ishin martuar asnjëherë. Policia tha se në pranga kanë përfunduar vëllezërit M dhe E. Shehu, përkatësisht 24 dhe 17 vjeç, dhe Sh Telhaj 18 vjeç.

TEPELENE, GRABITEN DHE DHUNOHEN 2 VELLEZER 80-VJEÇARE
Janë dhunuar dhe grabitur sot në Tepelenë dy vëllezër të moshuar, të cilët jetonin vetëm.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Arrëz e Madhe e komunës Luftinjë. Siç bën të ditur policia e Tepelenës, e kontaktuar nga “A1 Report”, në sallën operative të komisariatit operativ Tepelenë ka mbërritur afër mëngjesit një telefonatë se në fshatin Arrëz e Madhe në banesën e Sali dhe Idaji Hoxha, 80 dhe 82 vjeç kanë hyrë persona të panjohur, të cilët kanë vjedhur dhe dhunuar gjatë natës banorët e saj të vetmuar, pa përkrahje. Ata janë goditur me mjete të forta dhe janë lidhur.
 
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë. Telefonata ka mbërritur në orën 06:00 të mëngjesit dhe forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes, por për shkak se fshati gjendet 4 orë larg nga Tepelena, policia ka mbërritur rreth orës 10:00 në vendngjarje.
 
Policia, pasi ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet paraprake, ka kuptuar se rreth orës 3 e gjysmë të mëngjesit, tre persona janë futur në banesën e dy vëllezërve dhe në errësirë dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh dhe kanë dhunuar fizikisht, por pa probleme për jetën dy pleqtë.

Autori kryesor i dyshuar M.Shehu, 24 vjeç nga ky fshat. Aktualisht është kapur dhe po shoqërohet nga policia për në komisariatin e policisë së Tepelenës.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptaruja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!