Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë Elmas Muçën, 22 vjeç, banues në fshatin “Dukaj” Tepelenë, pasi drejtonte makinën pa leje drejtimi.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Tepelenë - Memaliaj, poshtë kalasë, u kap nga shërbimet e qarkullimir rrugor, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”me targa DN 491 J pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Drejtimi I automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 I Kodit Penal.

Komento
Komente

“Dërrmojini” gjith këta tipa të tillë!
Përgjigju