Rreth 37 bimë kanabsi janë zbuluar në fshatin Përparimaj, në Memaliaj. Për pasojë është vënë nën hetim për moskallëzim krimi kryetari i këtij fshati, ndërsa kultivuesit nuk dihen e ende.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, Policisë Memaliaj ka gjetur në një zonë të pyllëzuar 37 bimë kanabisi të kultivuara, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.

Ndërsa ende nuk dihen kultivuesit e bimëve narkotike, policia ka vënë nën hetim P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.